Ashtu si Adriana Kalaja, edhe kandidati tjetër i primareve ne PD, ish-dhjetoristi Fatmir Mekoçi, ka hedhur akuza të rënda ndaj Belind Këlliçit.
Përmes një statusi në rrjete sociale, Merkoçi thote se fitues doli mosmirënjohja, servilizmi, interesaxhiu dhe propaganda e Edvinit dhe e sorosjanëve brenda PD-së. Duke e cilësuar një votim të komanduar, Merkoçi shpreh bindjen se ajo gjithmonë ka prodhuar vetëm zhgënjim e humbje.
Reagimi i plotë i Merkoçit:
Anëtar të P.D.
Vota e komanduar gjithmonë ka prodhuar vetëm zhgënjim e humbje.
Faleminderit per komunikimin e shumtë që po bëni me mua
Në këto zgjedhje, nuk ka humbur Fatmir Merkoçi. Ka humbur e djathta konservatore që u trumpetua me të madhe.
Ka humbur vizioni,
Ka humbur fitorja.
Ka demoralizuar çdo antar për të kontribuar realisht pasi, parti nuk njihet vlera
Fitoi mosmirnjohja, servilizmi, interesaxhiu.
Sot fitoi propoganda e Edvinit, dhe e sorosjanve brënda P.D.
Tashmë mos u bëni pishman për qokën që bëtë, atyre që ju komanduan
E vërteta vret Por unë jam mësuar me armiqt e të vërtetës
Nesër mos u ankoni siç keni bërë vazhdimisht ndër vite
Kujdes spiunët
Fatmir Merkoçi si një prej kandidatëve për ‘Primaret’ në Tiranë ka arritur të sigurojë vetëm 35 vota nga 8470 në total. Ndërkohë që në Tiranë ka balotazh mes Belind Këslliçit i cili ka marrë 4040 vota dhe Ilir Alimehmetit që ka arritur të sigurojë vetëm 2196 vota.