E kërcënoi Berisha? Alimehmeti tërhiqet nga gara, Belind Këlliçit kanditat i Metës dhe Ballukut përballë Veliaj

Kryesore

Publikuar: 05/12/2022

E kërcënoi Berisha? Alimehmeti tërhiqet nga gara, Belind Këlliçit kanditat i Metës dhe Ballukut përballë Veliaj

Mjeku Ilir Alimehmeti është tërhequr nga gara e Primareve, nuk dihet me vullnetin e tij apo pas një mesazhi kërcënues të Berishës.

Në një dalje për mediat së bashku me ‘rivlain’ e tij në garë, Belind Këlliçin, mjeku bëri të ditur se anëtarësia foli me votën e saj.

“Jemi këtu më pak se 24 orë nga Primaret ku anëtarësia shprehu vullnetin me votë për herë të parë, në respekt të votës e duke falënderuar çdo votues, për një proces që shkoi pa asnjë vërejtje, u numërua me transparencë të plotë. Që në fillim kam qenë i bindur që rolin kryesor duhet ta kishte anëtarësia që dje foli pro Këlliçit. Ju kam dalë zot që sido të shkonte do t’i isha në krah. Kjo është shenja e parë, të njohësh votën e ta respektosh. Do vijojmë punët përkundrejt fitores në 14 maj”, u shpreh ai.

Me këtë lëvizje Këlliçi është kandidati zyrtar i PD-së përballë Erion Veliajt.

Këlliçi konsiderohet si kandidat i Ilir Metës dhe Belinda Ballukut. Kjo e fundit i paguante vëllait të Këlliçit 2 mijë euro pagë në muaj.