Xhaka palos serbët, i eliminon, u tregon…., feston me fanellën Jashari dhe shpallet lojtari i ndeshjes, në fund i shan nga nëna

Kryesore

Publikuar: 03/12/2022

Xhaka palos serbët, i eliminon, u tregon…., feston me fanellën Jashari dhe shpallet lojtari i ndeshjes, në fund i shan nga nëna

Granit Xhaka ishte një nga protagonistët e fitores 3-2 që çon Zvicrën në1/8 e Botërorit në Katar. Ai është shpallur nga FIFA si lojtari më i mirë i ndeshjes së Zvicrës me Serbinë.

Por kapiteni i Zvicrës nuk është shquar në luftën në mesfushë, por edhe në përballje me provokatorët serbë.

Kapiteni i Zvicrës me origjinë shqiptare ka qenë gjatë gjithë ndeshjes objekt i provokimeve serbe, së bashku me kolegun Shaqiri, por nuk munguan as përgjigjet e tij në fushën e blertë.

Shaqiri shënoi golin e parë, por Xhaka ishte protagonist.

Në veçanti, shqiptari në minutën 65 iu përgjigj stolit serb me një gjest disi të papërshtatshëm, duke u treguar organet gjenitale, që nxehu gjakrat e serbëve që u futën të gjithë në fushë.

Episodi i dytë ndodhi në sekondat  e fundit të ndeshjes, ku Xhaka u kap fillimisht me portierin Milinkovic-Savic, dhe më pas pak a shumë me të gjithë lojtarë të tjerë, në veçanti me kapitenin serb Mitrovic, që  i premtoi një “sqarim” pas 90 minutave.

Ai u pa duke u drejtuar serbëve me fjalët në shqip: “Po jua q* atë nanë në p*dh.”

Gjatë festimeve, Xhaka hoqi fanellën e tij dhe veshi atë të shokut të ekipit, Ardon Jashari.

Granit Xhaka veshi fanellën e mesfushorit Ardon Jashari pikërisht për shkak të asaj çfarë simbolizon ky mbiemër për shqiptarët dhe për vetë historinë që është akoma e freskët.