Zbardhen emrat e viktimës dhe autorit të ngjarjes së rëndë në Greqi. Mësohet se 25-vjeçari shqiptar Qamil Taja ka vrarë me armë zjarri partneren e tij 19 vjeçare Kristjana Brakaj pas një sherri për motive xhelozie.
Pas krimit autori ka shkuar vetë në polici dhe ka rrëfyer krimin, ngjarja ndodhi mëngjesin e së shtunës në zonën e Pireut.
Sipas informacioneve, çifti është përleshur edhe më parë, ndërsa burri dyshohet se ka qenë xheloz për të renë. Gjithashtu, sipas të njëjtave informacione autori kishte përdorur drogë.