Momenti kur polumbarët gjejnë babë e bir të pajetë në përroin e fshatit Bogë

Aktualitet

Publikuar: 21/11/2022

Momenti kur polumbarët gjejnë babë e bir të pajetë në përroin e fshatit Bogë

Policia ka publikuar pamjet nga momenti i gjetjes së trupave të babë e bir në Bogë të Malësisë së Madhe.

Makina ku po udhëtonte 50-vjeçari Pjetër Rushaj së bashku me të birin ditën e djeshme u mor nga rrjedha e lumit.

Për pasojë babë e bir kanë humbur jetën, ndërkohë vajza e Rushajt ka arritur të dalë e gjallë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq në videon e publikuar nga autoritetet, shihet momenti kur polumbarët kanë gjetur dhe kanë nxjerrë trupat e pajetë të babë e bir nga makina e cila ndodhej në përroin e fshatit Bogë.

Trupat e Rushajt dhe djalit të tij u gjetën, pas më shumë se 15 orësh kërkime. Për kërkimin e tyre u angazhuan polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe.