Del FOTO, ja kush janë babë e bir që humbën jetën se i mori rrjedha e ujit në Shkodër

Aktualitet

Publikuar: 21/11/2022

Del FOTO, ja kush janë babë e bir që humbën jetën se i mori rrjedha e ujit në Shkodër

Pjetër Rushaj dhe Jason Rushaj, 13 vjeç, humbën jetën pasi rrjedha e ujit mori makinën me të cilën po udhëtonin në Bogë të Malësisë së Madhe. Prapaskena ka siguruar foton e babë e bir.

Moti i keq ka shënuar viktimat e para. Pas 16 orësh kërkime, janë gjetur trupat e pajetë të babë e bir në Shkodër. Pjetër Rushaj së bashku me djalin e tij, Jason u gjetën të pajetë mëngjesin e kësaj të hëne në Bogë.