STUDIMI “ngre alarmin”: Meshkujt po prodhojnë më pak spermë se 10 vite më parë

Botë

Publikuar: 18/11/2022

STUDIMI “ngre alarmin”: Meshkujt po prodhojnë më pak spermë se 10 vite më parë

Studiuesit që qëndrojnë pas hulumtimit të ri të masës në ulje të spermës tek meshkujt, të botuar në revistën Human Reproduction Update, i cilësuan gjetjet e tyre si një “krizë e afërt”.

Shanna Swan, një prej autoreve të studimit, tha në një intervistë se hulumtimi i ri duhet të ngreje alarme për shëndetin e përgjithshëm të meshkujve dhe aftësinë riprodhuese.

“Ka një rënie në funksionin riprodhues, -tha Swan,- ky nuk është një fenomen i izoluar.”

Masa e ulët e spermës është një shenjë fertiliteti dhe disa studiues të jashtëm thanë se kanë rezerva për analizën e re.

Por edhe ata kritikë thonë se hulumtimi ngre pyetje thelbësore në lidhje me shëndetin riprodhues të meshkujve, një temë që disa e shohin si të neglizhuar nga shkenca por e maturuar për një eksplorim më të plotë.