Bifteku i Nusretit që pagoi Alabbar në Dubai, i kushtoi Shqipërisë 820 mijë m2 bregdet

Aktualitet

Publikuar: 17/11/2022

Bifteku i Nusretit që pagoi Alabbar në Dubai, i kushtoi Shqipërisë 820 mijë m2 bregdet

Që në këtë biznes nuk ka fare interesa shtetërore, mafton të dëgjosh hungërimat e Edi Ramës kundër mediave e opozitës. Kur e dëgjon diskursin që përdorë Kryeministri edhe më profani në psikologji e kupton se investimi i Portit të Durrësit është një Pazar për interesat e tij private e grupit mafioz arabo-serbo-turk që e ka kaparosur; i servirur si marrëveshje shtetërore me leverdi për Shqipërinë.

Projekti 2 miliard Euro i pallateve e hoteleve në Durrës, duket qartë që është një aferë mafioze, me synim pastrimin e parave dhe grabitjen e pasurisë më të shtrenjtë e strategjike të shtetit shqiptar.

Madje kjo aferë, do jetë me pasoja shumë të rënda financiare për vendin, që lidhen me spostimin dhe ndërtimin e Portit të ri. Këtu përfshihen edhe rreth 500 milionë Euro për 4 PPP dhe 3 kredi investimesh në Kalata, me vlerë 51 milionë Euro nga BERZH e BB.

E vërteta e kësaj afere, e trumbetuar nga Edi Rama dhe Balluku, si gjoja investim strategjik me leverdi për Shqipërinë e shqiptarët, është veçse një super- biznes për interesat private të Ramës e grupit mafioz offshor arabo-serbo-turk që e ka kaparosur, të cilit deri tani i ka dalë vetëm maska Alabbar.

Ndërsa për të kuptuar se në këtë biznes nuk ka fare interesa shtetërore, mafton të dëgjosh hungërimat e Edi Ramës kundër mediave e opozitës. Kur e dëgjon diskursin që përdorë Kryeministri edhe më profani në psikologji e kupton se investimi i Portit të Durrësit është një Pazar për interesat e tij private e grupit mafioz arabo-serbo-turk që e ka kaparosur; i servirur si marrëveshje shtetërore me leverdi për Shqipërinë

Ky pazar, u pranua nga vetë kryeministri Edi Rama më 10 janar 2021 në rrjetet sociale, pasi u publikua darka e qeveritarëve me bifteqe te restoranti i Nusretit në Dubai në gradacelën “Burj Khalifa”.

Edi Rama, tha se darka dhe krejt shpenzimet e tjera të qëndrimit 4 ditor, ishin paguar nga Mohamed Alabbar, si të ftuar prej tij për të biseduar me të, lidhur me projektit 2 miliardë Euro te Porti i Durrësit.

Edhe ministrja Balluku që ishte “qershia mbi tortë” e darkës, tha se në Dubai kishin shkuar me urdhër të kryeministrit, për takim e kontrata paraprake me drejtuesin e kompanisë “EMAAR Group”, Mohamed Alabbar, pasi ky kishte rënë dakord me Edi Ramën për projektin në Durrës.

E thënë troç, bifteqet dhe suitat luksoze, që pagoi Alabbar në Dubai për Endri Fugën, Ëngjëll Agaçin, Belinda Ballukun, Anila Denajn, Niko Peleshin, Blendi Klosin etj., na kushtuan 820 mijë m2 bregdet i dhuruar për kulla, hotele e Port jahtesh privat në Durrës./Pamfleti