Rudina rikthehet tek Berisha pasi Rama nuk ia shpëtoi dot mamin Fatmira Hajdari nga shkarkimi për 1 milionë USD pasuri, thotë se do rrëzojë Ramën

Kryesore

Publikuar: 15/11/2022

Rudina rikthehet tek Berisha pasi Rama nuk ia shpëtoi dot mamin Fatmira Hajdari nga shkarkimi për 1 milionë USD pasuri, thotë se do rrëzojë Ramën

Rudina Hajdari refuzoi skenarin e Sali Berishës dhe Ilir Metës në mars 2019 për të djegur mandatin si deputete.

Si rrjedhojë Berisha dhe Basha e shpallën tradhtare dhe e përjashtuan nga partia. Sipas tyre, Rudina po i shërbente dhe se ishte blerë nga Edi Rama.

Ka pasur një perceptim sikur Rudina shpresonte tek Edi Rama se do t’i shpëtonte mamin, Fatmira Hajdarin, nga shkarkimi si gjyqtare e Apelit Tiranë, në këmbim të vendimit të saj për të mos djegur mandatin dhe për të bërë opozitë në Parlament.

Por, shkalla e parë e Vetingut e shkarkoi Fatmira Hajdarin në qershor 2020 nga detyra për një pasuri me vlerë 1 milionë USD, të cilën nuk e justifikonte me burime të ligjshme. Megjitha ky vendim nuk ishte përfundimtar.

Fati i mamit të Rudinës do të vendosej nga Kolegji i Apelimit. Me 25 tetot të këtij viti, KPA shkarkoi përfundimisht Fatmira Hajdarin si të korruptuar dhe për fshehjen e heqjes së vizës amerikane.

Menjëherë pas këtij vendimi, Rudina Hajdari u rikthye tek Berisha. Pasi mami i saj u shkarkuar përfundimisht, Rudina i është bashkuar Berishës për të rrëzuar Ramën.