Hapën adresa me foto vajzash dhe ofronin shërbime seksuale, e pësojnë 2 të miturit

Aktualitet

Publikuar: 10/11/2022

Hapën adresa me foto vajzash dhe ofronin shërbime seksuale, e pësojnë 2 të miturit

Dy të mitur në Tiranë kanë krijuar adresa false, me foto vajzash, në rrjetin social Instagram.

Policia njofton se shtetasit D. B. dhe D. P., kanë mashtruar shtetas të ndryshëm, me pretendimin se do t’u ofronin shërbime me natyrë seksuale, kundrejt pagesës.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Mashtrimi”, për shtetasit e mitur D. B. dhe D. P., banues në Tiranë, pasi kanë krijuar adresa false, me foto vajzash, në rrjetin social Instagram, dhe nëpërmjet tyre kanë mashtruar shtetas të ndryshëm, me pretendimin se do t’u ofronin shërbime me natyrë seksuale, kundrejt pagesës”, njofton policia.