Digjen gjatë natës dy makina në Vlorë, në pronësi të një 49-vjeçari

Aktualitet

Publikuar: 10/11/2022

Digjen gjatë natës dy makina në Vlorë, në pronësi të një 49-vjeçari

Dy makina janë djegur në Vlorë pak pas mesnate. Mësohet se makinat janë në pronësi të 49-vjeçarit Arjan Gogo dhe dyshohet se zjarrëvënia është e qëllimshme.

Ngjarja është regjistruar rreth orës në fshatin Nartë. Ende nuk dihen arsyet përse u është vënë flaka dhe nuk ka asnjë gjurmë nga autori/ët.

Goga rezulton pronar i një restoranti në Nartë, por nuk dihet nëse kjo zjarrëvënie ka të bëjë me konkurrencën apo për ndonjë arsye tjetër.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.