Zhvillime të reja në Partinë Demokratike. Prapaskena mëson se Alfred Rushaj ka hequr dorë nga mandati i deputetit. Ai pritet që nesër të bëjë dorëzimin e mandatit në Kuvend. Rrethanat që e ka shtyrë të marrë këtë vendim z. Rushaj e ka argumentuar me arsye personale.
Ai nuk ka qenë një zë aktiv që nga koha kur PD-ja u përshi në debate të brendshme, çka solli përplasjen mes Bashës dhe Berishës pas vendimit të SHBA për të shpallur në grata ish-kryeministrin. Alfred Rushaj fitoi mandatin e deputetit në 2021 dhe ishte drejtues i fushatës së PD-së.