Masakra e Lushnjes/ Flet babai i Laert Haxhiut: Djali im ndodhet në arrati se këtu s’ka drejtësi

Aktualitet

Publikuar: 02/11/2022

Masakra e Lushnjes/ Flet babai i Laert Haxhiut: Djali im ndodhet në arrati se këtu s’ka drejtësi

Babai i Laert Haxhiu, shpallurin në kërkim për masakrën e Lushnjës në 2017 ku u vranë ku vranë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, ndërsa shënjestrës i shpëtoi, Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, kreu i bandës së Lushnjes në vitet ’90.

Për mediat, Qamil Haxhiu, u shpreh se djali i tij është i pafajshëm dhe se ai ndodhet në arrati pasi nuk dorëzohet se nuk ka drejtësi. Sipas tij prokuroria e bën me faj për një vrasje të cilën nuk e ka pranuar.

‘Do të thotë që prokuroria i ka kryer të gjitha akuzat në mënyrë të padrejtë pa marrë parasysh asgjë. Nuk merret parasysh nuk merret parasysh edhe zhvillimi.

Prokuroria na bën në me faj që kemi bërë vrasje dhe ne nuk e kemi pranuar këtë vrasje. Djali im ndodhet në arrati për arsye se nuk ka drejtësi. Prokurorja e çështjes merr urdhër nga prokurori që varet dhe thotë jam unë për çdo gjë. Ne kërkojmë drejtësi nga prokuroria.

Duhet të zbardhet me dëshmitë që kanë dhënë dëshmitarët me të gjitha procedurat që kanë ngritur akuzat prokuroria. Djali im mund të vetëdorëzohet, por kujt t’i dorëzohet kësaj drejtësie, nuk ka drejtësi. Me dy persona nuk ka pasur asnjë lloj konflikti.

Ka filluar një proces me hipotezë, jo të ketë ngjarje që djali im të jetë me figurë. Prova të tjera ka prokuroria. Ka kamerat e vendngjarjes. Janë dëshmitarët që janë marrë aktualisht kanë ndryshuar 3 herë thëniet e dëshmitarëve. Duhet t’u merret parasysh thënia e parë që kanë deklaruar në polici’, tha ai.