Hoteli që u konfiksua sot nga Gjykata e Durrësit, është në pronësi të Pëllumb Tudës, alias Pali Tuda, 51 vjeç, një emër i njohur për drejtësinë shqiptare.
Përveç hotel “Kolombos”, Tudës i janë konfiskuar edhe dy pallate në ndërtim në qytetin e Durrësit, pasuri të cilat përllogariten në vlerën e dy milionë euriove.
Këto prona i janë sekuestruar Tudës një vit më parë, pasi ai akuzohet për pastrim parash dhe trafikim të lëndëve narkotike.
Një mal me krime
Tuda ka lënë pas një mal me krime.
Vite më parë Pëllumb Tuda, ishte akuzuar nga një vajzë se është shfrytëzuar për prostitucion në ambientet e hotel “Colombo” që sot u konfiskua. Sipas saj, Tuda e kishte kthyer hotelin në vatër prostitucioni.
Por hetimi mbi këtë motiv u pushua, pasi në rrethana të dyshimta, vajza tërhoqi dëshmitë.
Rrëfimi i banakieres
“Kur nuk pranova dhe i thashë që nuk jam prostitutë, por banakiere dhe nuk pranoj ta bëj këtë punë, më gjuajti me çfarë kishte në dorë. Merrni masa sepse nuk më lë të qetë. Më thotë do të të vras nëse nuk iu bindesh urdhrave të mia. Unë kam frikë prej tij”.
Kjo ka qenë fraza që vajza e re, vetëm 22 vjeçe ka lënë në policinë e Durrësit në momentin që ka shkuar të denoncojë rrahjen brutale që i kishte shkaktuar pronari i saj, Pëllumb Tuda
Policia është vënë në lëvizje dhe ka bërë të mundur arrestimin e tij, ndërsa mësohet se Tuda nuk ka pranuar asnjë prej akuzave të ngritura nga vajza.
Sipas informacioneve, saktësohet se 22-vjeçarja kishte disa muaj që punonte në banakun e diskos, një prej më të njohurave në të gjithë Durrësin që prej shumë vitesh.
Vajza pas rrahjes nga Pëllumb Tuda dhe pas dhunës fizike e psikologjike, u dërgua në një qendër rehabilitimi dhe u mbajt për një kohë të gjatë larg vëmendjes së të njohurve të palëve, pasi policia bën me dije se mund t`i rrezikohej jeta seriozisht.
Ndërtim pa leje
Policia e Durrësit ka arrestuar Pëllumb Tudën pasi ishte duke ndërtuar pa leje katin e dytë të lokalit të. Pëllumb Tuda, banues në Durrës, pasi:Në lagjen Nr.13, Plazh,u kap në flagrancë duke ndërtuar një shtesë pa leje në katin e dytë të lokalit të tij. Edhe kjo dosje u mbyll.
2 vrasje
Në 4 korrik të vitit 2014 Tuda ishte protagonist i një sherri i cili degjeneroi në përplasje me armë në një lokal nate në plazhin e Durrësit në pronësi të 51 vjeccarit.
Asokohe lajmi bëri bujë, pasi Tuda sapo kishte dalë nga burgu me leje shpwrblyeje pasi vuante dënimin për vrasjen e 2 personave.
Ngjarja në Durrës
Burimet e Prokurorisë thanë se nga hetimet e para rezulton se në 4 korrik 2014, rreth orës 02:00, shtetasi Shpëtim Mema ka shkuar në lokalin me muzikë live “C…”, në Lagjen 13 Plazh, Durrës.
Roja privat i lokalit, Besnik Ruçi, e ka ndaluar të dyshuarin të hynte, pasi ka konstatuar se ai mbante me vete armë pa leje. Në këto rrethana ka nisur debati mes rojës dhe të akuzuarit.
Sipas akuzës, Shpëtim Mema ka kërcënuar me pistoletë rojën e lokalit duke qëlluar një herë në tokë. Roja i lokalit, Besnik Ruçi, ka reaguar duke e goditur me grushte në fytyrë Shpëtim Memën, që është rrëzuar në tokë.
I dyshuari më pas është larguar me automjetin e tij tip “Benz” me ngjyrë të zezë, ndërsa për ngjarjen ka marrë dijeni pronari i lokalit shtetasi, Pëllumb Tuda. Më vonë, në orën 02:10, i dënuari Shpëtim Mema është rikthyer te lokali dhe kur ndodhej në pjesën e përparme ka filluar shkëmbimi i zjarrit me armë pistoletë mes shtetasve Shpëtim Mema dhe Pellumb Tuda.
Si pasojë e të shtënave kanë mbetur të plagosur me armë zjarri shtetasit Besnik Ruçi dhe Pellumb Tuda, ndërsa i dënuari Shpëtim Mema është larguar nga vendi i ngjarjes, por është ndaluar gjatë ditës, më datë 4 korrik 2014.
Gjatë hetimit, Prokuroria mori dijeni se Shpëtim Mema është dënuar me vendimin me nr.253, datë 6 prill 2011, nga Gjykata Durrës, me 10 vjet burgim, për vrasjen e shtetasit A.S. Apeli me vendimin nr.10-2012-314, datë 22.02.2012, e ka ulur masën e dënimit për Shpëtim Memën në 8 vjet burgim.
Këtë dënim i dyshuari ka filluar ta vuajë nga data 16.10.2012, kur është ekstraduar nga Italia dhe është dërguar në burgun e Rrogozhinës e më pas në Lushnjë. Ditën kur ka ndodhur ngjarja në Durrës, i dënuari kishte marrë leje shpërblyese nga Drejtoria e Burgut përkatës.
Sipas Prokurorisë, në gjykimin e parë ndaj të pandehurit ishte kërkuar në pretencë dënimi me 15 vjet heqje lirie. Tuda ishte duke ndërtuar pa leje katin e dytë të lokalit.
Pas ngjarjes Prokuroria e Durrësit ngriti akuzë ndaj të dyshuarit dhe ka kërkuar masën “arrest me burg” në Gjykatë për procedimin e ri penal të hapur, ndërsa togat e zeza e panë të panevojshme vendosjen e një mase të tillë. Burimet zyrtare të prokurorisë Durrës thanë se në datën 4 korrik kanë hapur dosje penale në ngarkim të shtetasit Shpëtim Mema dhe dy personave të tjerë për kryerjen e veprave penale “kanosje”, “vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, mbetur në tentativë dhe “prodhim e mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
Akuzë është ngritur edhe ndaj shtetasit Pellumb Tuda për “vrasje me dashje”, mbetur në tentativë dhe “mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, si ndaj shtetasit Besnik Ruçi, është ngritur akuzë për moskallëzim krimi.