Ky është Briken Sanaj, 39-vjeçari që u ekzekutua me breshëri kallashnikovi mesnatën e 30 tetorit.
Ngjarja e rëndë ndodhi te “Kodra e Diellit” në kryeqytet. Disa orë pas vrasjes, një automjet u gjet nga policia në Qafë Kashar. Sipas policisë, bëhet fjalë për automjetin që u përdor nga ekzekutorët e 39-vjeçarit.
Sanaj u qëllua nga një automjet në lëvizje me breshëri kallashnikovi.
I plagosur, 39-vjeçari u dërgua nga banorët e zonës në spital, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve.
39-vjeçari ka marrë 3 plumba në fytyrë.
Në të gjitha dokumentet që ju gjetën me vete emri i viktimës është Briken Sanaj, megjithatë, ai njihet nga rojet private te Kodra e Diellit si Anton Gjini dhe kishte më shumë se një vit që ishte rezident te “Kodra e Diellit.”
DINAMIKA
Briken Sanaj është qëlluar në sy të shokëve të tij. E gjitha ka ndodhur fill pasi 39-vjeçari ka parkuar mjetin e tij, pasi u kthye në banesë bashkë me gruan.
Pasi mbylli derën, shkoi deri tek zona e Globe, për të takuar dy miq të tij.
Kur pikërisht në atë moment, ka thyer traun mjeti tip Audi. Nga dritarja është nxjerrë një kallashkinov dhe është shtënë ndaj 39-vjeçarit, i cili plumbat i ka marrë në fytyrë. Kanë qenë pikërisht dy miqtë e tij ata që e dërguan në spital.
Por fatkeqësisht nuk i mbijetoi dot plagëve të marra dhe ndërroi jetë gjatë rrugës.
Pas ngjarjes, Policia ka shoqëruar dy shokët e tij.
Ndërkohë një makinë e markës “Benz” u gjend e djegur në Kashar.