Atentati në Tiranë, 39-vjeçari dyshohet se u ekzekutua për hakmarrje! I vëllai plagosi një person në 2012! U qëllua sapo la gruan në shtëpi

Aktualitet

Publikuar: 31/10/2022

Atentati në Tiranë, 39-vjeçari dyshohet se u ekzekutua për hakmarrje! I vëllai plagosi një person në 2012! U qëllua sapo la gruan në shtëpi

Hakmarrja dyshohet të jetë një ndër shkaqet që ka çuar në ekzekutimin e 39-vjeçarit Briken Sanajt një natë më parë në Tiranë. Mësohet se vëllai i 39-vjeçarit Briken Sanaj ka plagosur në vitin 2012 një person në Lezhë, pistë e cila nga përjashtohet nga grupi hetimor se mund të ketë çuar në ekzekutimin e Sanjt. Ende nuk bëhet me dije se për cilën plagosje ngjarje bëhet fjalë.

Familja e Sanajt, jeton ende në lagjen besëlidhja të qytetit të Lezhës. Vetë 39-vjeçari Sanaj, apo siç njihej ndryshe Anton Gjini, ishte zhvendosur të jetonte në Tiranë prej një viti. Vetë viktima Briken Sanaj nuk rezulton me precedent të mëparshëm penal.

Prapaskena ka zbardhur edhe dinamikën e ngjarjes. Autorët janë kujdesur që ta qëllojnë 39-vjeçarin pa praninë e familjes. Ai është qëlluar sapo ka lënë bashkëshorten në shtëpi, ndërsa ka qenë duke dalë nga garazhi i makinës. Autorët, të cilët dyshohet se kanë qenë dy, janë futur me makinë brenda rezidencës ‘Kodra e Dielli’, duke thyer edhe traun dhe kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi drejtë 39-vjeçarit.

Tre plumba e kanë kapur Sanajn në fytyrë, plagë të cilat i morën edhe jetën. Sipas burimeve, kamerat e sekuestruara kanë filmuar pamje të rëndësishme ku po punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe zbulimin e identitetit të autorëve. Ngjarja është referuar në Prokurori për veprën penale “vrasje me paramendim”.

Atentati u regjistrua një natë më parë rreth orës 23:20 në rezidencën e Kodrës së Diellit në Tiranë.