Marsela Dervishi, Alma Ahmeti dhe Ornela Naqellari, tre shoqe të Fatmira Hajdarit, e shkarkuar nga drejtësia si e korruptuar, kanë fundosur sot Izet Haxhinë, i cili do të vuajë përfundimisht 21 vite burg.
Gjykata e Apelit të Tiranës, ku ka punuar më parë Fatmira Hajdari, ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit, i cili ka qenë bashkëshorti i Fatmirës. Azem Hajdarin e vrau Fatmir Halkaj, i cili kishte ardhur në Tiranë për Berishën.
Gjykata e Shkallës së Parë të Tiranës e dënoi Haxhinë në shkurt të këtij viti me 21 vite burg, në lidhje me vrasjen e ish-deputetit demokrat Azem Hajdari në vitin 1998. Ai u dënua për veprën penale “vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim.
Për drejtësinë shqiptare Izet Haxhia është bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit në 1998-ën, duke e dënuar me 21 vite burg. Në Apel prokuroria kërkoi dënimin me 25 vite burg ndërsa Haxhia kërkoi shpalljen i pafajshëm.
Vendimi i sotëm është marrë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare Marsela Dervishi dhe anëtarë Alma Ahmeti dhe Ornela Naqellari.
Më 8 Maj 2018 Izet Haxhia erdhi nga Turqia dhe preku tokën shqiptare me pranga në duar për t’u vendosur në qelitë e paraburgimit 313.
Nga ajo ditë ai nisi betejën ligjore për pafajësi. Fillimisht iu pranua rigjykimi, por plot 12 kërkesa për t’iu hequr masa e arrestit me burg iu refuzuan.
Përgjatë procesit të rigjykimit Hazhia kërkoi të ballafaqohej dhe të dëshmonte në gjyq për vrasjen e shekullit edhe ish kryeministri Sali Berisha, që sipas ish-truprojës ka urdhër vrasjen e Hajdarit, por kjo kërkesë u refuzua nga gjykata.
Më 12 shtator 1998 në një atentat mafioz u vra Azem Hadjari, krim për të cilin pas dënimit me burg përjetë të Jaho Mulosmanit, u dënua edhe Izet Haxhia.
Drejtësia ftoi në këtë proces të ishin edhe familjarët e ish-deputetit në pozicionin e trashëgimtarëve të viktimës, por ata zgjodhën të braktisin procesin dhe nuk u përfaqësuan as me avokat.