Briken Sanaj, 39 vjeç nga Lezga, u ekzekutua mbrëmë në një atentat mafioz tek Kodra e Diellit në Tiranë. Sanaj jetonte prej 1 viti te rezidenca e Kodrës së Diellit në Tiranë, aty ku mbrëmjen e së dielës u ekzekutua me armë.
Briken Sanaj njihej nga rojet e rezidencës me identitetin Anton Gjini, por në dokumentet zyrtare emri i tij është Briken Sanaj.
Anton Gjini është edhe emri i një trafikanti të njohur.
Sanaj ka marrë 3 plumba në fytyrë dhe është qëlluar nga një distancë e afërt, sapo ka dalë nga garazhi ku kishte lënë makinën.
Ai ka mbyllur makinën në garazhin e pallatit ku jeton dhe është takuar me tre të njohur në trotuar.
Gjatë kësaj kohe autorët janë afruar me makinë dhe në një distancë të afërt e kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi nga dritarja e makinës.
Makina ishte Audi ngjyrë e zezë. Sanaj ka tentuar t’i shmanget plumbave, por pa sukes.
Ai është dërguar në spital nga shoku i tij me një makinë tip ‘Audi’, por 39-vjeçari nuk ka arritur që të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Digjet makina e krimit
Pas vrasjes, autorët janë larguar kundravajtje duke thyer edhe traun e sigurisë që është vendosur sa futesh në zonë. Ata nuk janë ndaluar nga askush deri në Qafë-Kashar.
Në Qafë-Kashar, në afërsi të një biznesi pllakash, është gjetur duke u djegur, një automjet tip ‘Benz’, me targa ‘AA777GY’, i cili dyshohet se u përket autorëve.
Targat e makinës tip ‘Benz’ i përkasin shtetasin Luan Qanushi, të cilat ishin të vjedhura. Brenda makinës janë gjetur dhe armë tip kallashnikov.
Policia thotë se ka shoqëruar disa persona në polici, ndërsa janë ngritur pika kontrolli dhe po vijon krehjen e zonës.