“Kam publikuar 28 emra”, Agron Tufa: Arben Kraja ka qenë ish-spiun i Sigurimit të Shtetit

Aktualitet

Publikuar: 26/10/2022

“Kam publikuar 28 emra”, Agron Tufa: Arben Kraja ka qenë ish-spiun i Sigurimit të Shtetit

Shkrimtari Agron Tufa pas emrit të ish-kryeparlamentarit, Gramoz Ruçi, ka shënjestruar një tjetër emër, i cili sipas tij ka qenë pjesë e Sigurimit të Shtetit në kohën e komunizmit.

Në një intervistë të dhënë për “Euronews Albania”, Tufa ka akuzuar kreun e SPAK, Arben Krajën si ish-spiun i Sigurimit të Shtetit dhe se për këtë ka vënë në dijeni edhe Autoritetin e Dosjeve, mirëpo sipas tij edhe pse denoncimi i tij ka qenë me emër dhe mbiemër dhe i bazuar në fakte Autoriteti nuk i ka marrë parasysh.

Ai akuzoi drejtoreshën e Autoritetit të Dosjeve Gentiana Sula se ka vepruar mbi bazën e emaileve anonime dhe jo me dokumente zyrtare.

“Pse kryetarja e Autoritetit të Dosjeve s’i mori denoncimet e mia me dokumente origjinale si në rastin kur denoncova ‘Cigaren’ Ruçi, Arben Krajën si ish-hetues i komunizmit e shumë emra të tjerë që kanë punuar në institucione publike.

Ata njerëz i kanë edhe gratë tek autoriteti i dosjeve. Nëse autoriteti nuk do kishte vepruar me ato emaile anonimeve por do i ishte përmbajtur 28 emrave që i kam publikuar me dokumente do kishte vepruar menjëherë”, tha Tufa.