Historia e një 18-vjeçari, i cili është abuzuar seksualisht kur ishte vetëm 6 vjeç nga djali i hallës së tij, është bërë publike sot në emisionin “Me zemër të hapur” në “News 24”.
18-vjeçari ka rrëfyer se ai ishte përdhunuar që 6 vjeç në kohën kur gjyshja e tij e detyronte dhe i vinte në televizor filma me përmbajtje pornografike.
Ai tregoi se në një rast gjyshi e kishte parë situatën dhe nuk kishte reaguar. Por nga ana tjetër në një lidhje telefonike kushëriri i akuzuar pohoi se një gjë e tillë nuk ishte e vërtetë.
Në emision ka dhënë dëshmi edhe nëna e tij, e cila thotë dhe tregon edhe sakrificat e problemet që kanë pasuar ngjarjen, duke u shprehur se është detyruar ta lërë djalin në moshën 4-vjeçare te njerëzit e ish-bashkëshortit. Përpos pasojave psikologjike, nëna e djalit thotë se e gjithë kjo ka ndikuar edhe në preferencat seksuale të të birit.
Nga ana tjetër familjarët nga ana e të atit të djalit, më konkretisht hallat e tij, e mohojnë kategorikisht të ketë ndodhur diçka e tillë, edhe për faktin se tashmë abuzuesi ka krijuar familjen e tij. Ata fajësojnë nënën e djalit dhe personat, që pretendojnë të ketë futur e ëma e tij në shtëpi.