Rishi Sunak do të bëhet kryeministri i parë britanik me origjinë aziatike i Mbretërisë së Bashkuar, pas dorëheqjes së kandidates së vetme, Penny Mordaunt.
Kryetari i Komitetit, Graham Brady konfirmoi se udhëheqësi i ri i konservatorëve Rishi Sunak do t’u drejtohet deputetëve në orën 14:30, me një fjalim.
Sonte në mbrëmje Mbreti Charles do të kthehet në Londër, në Pallatin Buckingham, ku do të pranojë dorëheqjen e Liz Truss dhe pritet të emërojë Rishi Sunak si kryeministër.
Nuk është thënë ende afati kohor për dorëzimin e pushtetit, por Lord O’Donnell, ish-sekretari i kabinetit, tha se nuk priste që Sunak të bëhej kryeministër deri nesër.
Sunak, 42 vjeç, lindi në Southampton, Anglinë jugore, nga prindër me origjinë indiane që kishin emigruar në Britani nga Afrika Lindore. Familja e tij emigroi në Britani në vitet 1960, një kohë kur shumë njerëz nga ish-kolonitë e Britanisë mbërritën për të ndihmuar në rindërtimin e vendit pas Luftës së Dytë Botërore.
Pas diplomimit në Universitetin e Oksfordit, ai më vonë studioi në Universitetin e Stanfordit ku takoi gruan e tij Aksatha Murthy, babai i së cilës është miliarderi indian Narayana Murthy, themelues i gjigantit Infosys Ltd.
Sunak në moshën 39-vjeçare, u bë Kancelar i Thesarit nën udhëheqjen e Johnson. Kritikët e tij thonë se ai tradhtoi Johnson, të cilin e kishte promovuar kur dha dorëheqjen si ministër i financave në fillim të korrikut.
Kjo çoi në shpërbërjen e kabinetit dhe rënien e mëvonshme të Johnson.