Ky është vrasësi i Indrit Ndoj, ishin të droguar dhe u përleshën buzë rrugës

Aktualitet

Publikuar: 22/10/2022

Ky është vrasësi i Indrit Ndoj, ishin të droguar dhe u përleshën buzë rrugës

Policia e Fushë-Krujës ka zbardhur vrasjen e 34-vjeçarit Indrit Ndoi, i cili u gjet pa shenja jete mëngjesin e djeshëm në një kanal në lagjen “Bakishe Visha”, pasi ishte goditur me një kaçavidë në këmbën e djathtë dhe i ishte çarë një nga arteriet kryesore duke ndërruar jetë për shkak të gjakdserdhjes së tepërt.

Në pranga janë vënë dy vëllezërit Sajmir Miri, 39 vjeç dhe Landi Miri, 18 vjeç, banues në Fushë Krujë, të cilët dyshohet si autorë të krimit.

Policia njofton se grupi hetimor, gjatë veprimeve hetimore ka sekuestuar në vendngjarje dhe në banesën e dy vëllezërve, prova ligjore që implikojnë dy vëllezërit në vrasjen e 34-vjeçarit.

Mes të riut dhe autorëve dyshohet të ketë pasur përleshje fizike, ndërsa nga grupi hetimor thonë se Indrit Ndoja të ketë qenë nën efektin e lëndëve narkotike në momentin që është qëlluar, e faktuar kjo me pamje brenda një lokali në mbikalimin e Fushë-Krujës dhe më vonë gjatë ditës në një tjetër lokal në aksin Krujë-Milot, ku 34-vjeçari të ketë përdorur drogë dhe alkool.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vrasja”, e kryer në bashkëpunim.