Ekspertiza: Indrit Ndoj nuk u qëllua me plumb por me kaçavidë

Aktualitet

Publikuar: 22/10/2022

Ekspertiza: Indrit Ndoj nuk u qëllua me plumb por me kaçavidë

34- vjeçari Indrit Ndoj, i cili u gjet i pajetë në një kanal nga familjarët, nuk është qëlluar me armë zjarri por me një kaçavodë. Ky është rezultati që ka dalë pas kryerjes së autopsisë.

Policia e Durrësit thotë se viktima është goditur me kaçavidë në arterien femorale dhe kjo është edhe arsyeja se përse në vendin e ngjarjes nuk është gjetur asnjë gëzhojë.

Sipas autoriteteve, autori dhe viktima janë përplasur me njëri-tjetrin dhe në një moment autori e ka qëlluar me kaçavidë në kofshën e majtë. Për pasojë, Indrit Ndoj ka humbur jetën nga hemorragjia. Ndërkohë, policia ka rënë në gjurmët e autorit dhe thotë se është drejt zbardhjes së ngjarjes.