Dhjetëra qytetarë ashtu sikundër ishte paralajmëruar nga Shoqëria Civile dhe Partia Demokratike janë grumbulluar para Ministrisë së Brendshme për të protestuar dhe njëkohësisht kërkuar dorëheqjen e Bledi Çuçit.
Protesta është thirrur pas vdekjes së 32 vjeçarit Lear Kurtit, I cili humbi jetën në duart e policisë dy netë më parë.
“Kë thërret kur Policia vret” është një ndër pankartat e të cilët qytetarët po protestojnë para Ministrisë së Brendshme në kryeqytet. Ata shprehen të zhgënjyer nga shërbimet e Policisë, duke kërkuar na qytetarët që të ngrihen të protestojnë për të rrëzuar këtë qeveri.
“Politikat e shtetit shqiptar po vrasin të rinjtë”, “Bledi Çuçi jep dorëheqje”, “ju jeni vrasës” janë thirrjet e të rinjve që janë ngritur në protestë për vrasjen e të riut Lear Kurti.
Pritet që protestës t’I bashkohen edhe deputetë të grupimit të opozitës, ndërkohë ende nuk dihet se bashkë me ta do të jetë dhe Sali Berisha.
Opozita bën përgjegjëse policinë për vdekjen e të riut, madje e ka quajtur vrasje shtetërore.
Kujtojmë se në shenj proteste janë ngritur edhe qytetar të Lezhës, të cilët kanë ndezur qirinj para komisariatit.