Protesta, aktivistja Nertila Haxhiaj, humb ndjenjat gjatë fjalimit

Aktualitet

Publikuar: 21/10/2022

Protesta, aktivistja Nertila Haxhiaj, humb ndjenjat gjatë fjalimit

Ndërsa mbante një fjalim para Ministrisë së Brendshme për vdekjen e Lear Kurtit dhe mënyrën sesi ai u shoqërua, aktivistja Nertila Haxhiaj është ndjerë keq.

Ajo ka humbur ndjenjat dhe ka rënë në tokë.

Të pranishmit i kanë dhënë ndihmën e parë ndërsa ka qëndruar për pak minuta e shtrirë.

Pas këtij momenti, të rinjtë u bën thirrje të pranishmëve të marrshojnë drejt kryeministrisë.