Një autobus me qindra mijëra euro të padeklaruara është kapur në portin e Durrësit.
Burime bëjnë me dije se paratë ishin fshehur në tavanin e autobusit, tek kondicioneri dhe janë evidentuar nga skaneri. Mësohet se autobusi ishte nisur nga Bari.
Ende nuk dihet shuma fikse e parave, pasi ato janë duke u numëruar aktualishit. Dyshohet se janë rreth 500 mijë euro. Uniformat blu kanë ndaluar shoferin e autobusit, shtetasi Elidin Çela.
Pritet një komunikatë zyrtare nga ana e Policisë lidhur me këtë operacion.