Indrit Ndoj, 34 vjeç u gjet i vrarë me armë zjarri mëngjesin e së premtes në një rrugë dytësore në Fushë-Krujë.
34-vjeçari është arrestuar më parë në 19 shtator të 2021, pasi u kap bashkë me Enea Babasin duke transportuar me automjetet e tyre “ Volvo” dhe “Ford”, 19 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.