Haradinaj pas takimit me Kurtin: Diskutuam për marrëveshjen finale me Serbinë

Rajon

Publikuar: 21/10/2022

Haradinaj pas takimit me Kurtin: Diskutuam për marrëveshjen finale me Serbinë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, ka kërkuar përfshirje më të madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun Kosovë-Serbi.

Para mediave, Haradinaj tha se ka pasur një diskutim për përmbajtjen e marrëveshjes finale me kryeministrin Kurti dhe se ka paraqitur pikëpamjen e AAK-së për këtë proces.

Ai mohoi të gjitha mundësitë që AAK-ja të përfshihet në koalicionin qeverisës.