Historia e trishtë e Learit që vdiq në duart e policit, u birësua kur ishte 2-vjeç nga çifti Isai

Aktualitet

Publikuar: 20/10/2022

Historia e trishtë e Learit që vdiq në duart e policit, u birësua kur ishte 2-vjeç nga çifti Isai

Lear Kurti është 32-vjeçari i cili ndërroi jetë në duar e policisë pas shoqërimit në komisariatin e Policisë nr.3 në Tiranë.

Shkaku i vdekjes së të riut është ende e paqartë, teksa historia e jetës së Learit është tejet e trishtë. Në dëshminë e tij babai i Lear Kurtit, Artur Isai tregon se nuk është babai biologjik i tij, por adoptues.

Arturi tregon se e ka marrë të riun kur ishte 2 vjeç nga shtëpia e Fëmijës për ta rritur bashkë me të shoqen ndërsa sot e kërkon nëpër dyertë e morgut për ti parë trupin.

Vdekja e Learit është tejet e dyshimtë pasi AMP ka deklaruar se i riu ka vdekur në spitalin e Traumës, ndërsa kjo e fundit deklaron se Kurti ka shkuar i vdkeur në spital. Ngjarja pritet të zbardhet vetëm pasi trupi i pajetë i Learit t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.