Motra e Tinës u arratis me shokun e ngushtë të burrit dhe braktisi 2 fëmijë. E ëma: Çupat i kam serioze

Aktualitet

Publikuar: 18/10/2022

Motra e Tinës u arratis me shokun e ngushtë të burrit dhe braktisi 2 fëmijë. E ëma: Çupat i kam serioze

Jo vetëm Tina Pajollari që fundosi dy burra dhe u martua me një të tretë, por edhe e motra e saj Sibora ka braktisur burrin Xhoni Potka, duke u arratisur me shokun e tij më të ngushtë. Megjithatë, mamaja e tyre Miranda këmbëngul se çupat i ka serioze dhe janë hapur fjalë kot.

Xhoni Potka ka theksuar se gruaja e tij Sibora Potka Pajollati i kishte lënë dy fëmijët rrugëve dhe kishte ikur me shokun e tij të ngushtë Mikel Cycllari.

Potka ishte lajmëruar nga motrat e tij pasi kishte qenë në Greqi. Potka mohon që të ketë shitur Tinën, pra kunatën, tek Martin Çeço.

Nevzat Çeço babai i Martin Çeços ka theksuar se Potka i kishte kërkuar 2.5 mijë USD për t’i mbushur mendjen Tinës që të merrte Çeçon.

Por, Çeço u mbyt me litar nga Valter Mollaj, i dashuri tjetër i Tina Pajollarit. Mamaja e Tinës ka theksuar se Valteri e kishte Tinën si çupën e tij.

Nga ana tjetër, fejuari i fundit i Tina Pajollarit që u la në burg, Artion Ferraj ka pranuar të flasë në lidhje me ngjarjen e rëndë dhe të dëshmojë se kur vendosi nisjen e lidhjen e tij, pavarësisht se kjo e fundit ndodhej në “mesin” e akuzave për vrasjen e Martin Çeços. Ai ka treguar se njihet me Tinën prej 3 muajsh.

“Unë jetoj në Marjan prej dy vitesh dhe merrem me bagëti këtu në mal. Njihem prej 3 muajsh me Tina Pajollarin, kemi folur prej 15 ditësh në telefon dhe pastaj jemi takuar. Më pas jemi lidhur, qëndruam prej 15 ditësh në fshat dhe pastaj e mora në shpi. Ne të martuar nuk jemi me letra, por familjes së saj iu thashë që unë Tinën do ta marr për nuse.

Unë e dija për çështjen dhe e kam pyetur disa herë për vrasjen e Çeços. Qan kur e pyes. Nuk është e vërtetë mendoj, është e pafajshme.

Arrestimin e Tinës e mësova ndërsa isha këtu në fshat, dhe morëm vesh se kishte ardhur urdhër-arresti. E kam çuar vetë te Prokuroria. Pasi doli në orën 4, më thanë që “ka bërë vrasje me paramendim”’, është shprehur i fejuari i Tina Pajollarit, për emisionin ‘Uniko’.