Martina Pajollarit është e martuar. Edhe pse pas vrasjes së Martin Çeços doli në pah se 18-vjeçarja kishte krijuar lidhje me viktimën dhe me Valter Mollajn, rezulon se ajo është e martuar. Këtë e pohoi nëna e saj, Miranda Pajollari, e cila ka zbuluar se Tina është martuar dy javë më parë. Ajo kërkon nga shteti që ta lërë të lirë, pasi dhëndri ka mbetur në fshat.
‘I bëri festë ai çupa nuk e pranoi, se çfarë na futën në këto ngatërresa. Në polici na kërcënonin, na bënin. Erdhën na morën në 2 të natës, çupën e goditën. Jemi të pafajshëm, ne dhe ata djemtë, na kanë ndihmuar. Janë shumë të pafajshëm, ata dhe çupa ime. E kanë marrë një natë, ne nuk e dinim vendin. Qante bërtiste çupa, nga kërcënimet i thoshte ato. Ne na ndihmonin për ushqimet për çdo gjë, se kam 4 fëmijë,. Valteri na ndihmonte, ka vajzën sa çupa ime. Burri e kërkon vajzën. Gjykata të më japë çupën, jemi të pafajshëm. Tina është e martuar, ka dy javë çupa që është martuar. Ka bagëtitë në fshat, ngeli këtej dhëndri. Është në Vlorë.‘- tha nëna.
Martina Pajollari, u arrestua nga policia pasi dyshohet se ka qënë pjesmarrëse në planin e autorëve për të vrarë Çeçon dhe në momentin e vrasjes. Trupi i pajetë i Martin Çeços u gjet më 16 Qershor 2022 në rezervuarin e Kolanecit në Maliq. Ai ishte raportuar i zhdukur në polici nga i ati, më 12 Qershor. Në trupin e 26-vjeçarit u konstatuan shenja dhune, ç’ka nxiti dyshimet se mund të ishte vrarë derisa u zbulua e vërteta. Bleti Angjo, Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj janë pas hekurave për vrasjen e Martin Çeços.