Futbolli shqiptar ka njohur festën e tij më të madhe në këto vite. Çuni i Ifranit ka shënuar plot tre gola me portë bosh.
Ndeshja ka pasur si protagonist Fatmir Hysenbelliun, i cili ka shkëlqyer duke ngjasuar me Mesin apo Ronaldon.
Ka ekip Barcelona apo Reali, por ka dhe Prestigj, skuadra e miliona fansave me yllin e saj Hysenbelliu.
Hysenbelliu i Prestigjit, ka shënuar golin e tij të tretë me portën e boshatisur, duke i vënë kapakun ndeshjes me rezultatin 11-3, kundër OPA.
Ndërsa nga ana tjetër skuadra OPA-s, e ka patur shumë të vështirë që të përballet me kundrështarët e nivelit të lartë të futbollit, që sfidojnë edhe Messin dhe Ronaldon.
Golat që u shënuan nga skuadra e Prestige ishin 11, dy nga Ademi, 3 gola nga Branica, dy nga Nuza, 3 nga Hysenbelliu dhe autogoli i Ramës.
Ndërsa skuadra e OPA-s, shënoi tre gola, dy nga Sako dhe një nga Behari.
Ndryshe nga babai, dikur kapter, i biri ka zgjedhur botën e sportit dhe futbollit. Ai konkuron denjësisht me yjet botërore dhe shihet si një Lewandovski i ri për Barçen e më tej.
Shpresat janë të mëdha për ekipin e çunit të Fanes dhe vetë të ardhmen e futbollit në vend. Ku hyn Irfani, fitorja është e garantuar./ CNA.al