Policia ka vënë në pranga 18-vjeçaren Martina Pajollari, e cila akuzohet si bashkëpunëtore në vrasjen e 26-vjeçarit Martin Çeço, ngjarje e ndodhur në Qershor të këtij vitit. Lajmi bëhet me dije nga burime pranë bluve të Korçës.
Policia ka arritur të sigurojë provat e mjaftueshme që vërtetojnë se kjo shtetase ka bashkëpunuar me 3 autorët e arrestuar më herët, Bleti Angjo, Valter dhe Edlir Mollaj që vuajnë dënimin në burgun e Peqinit.
Martina Pajollari dyshohet se ka qenë vajza e lidhur me Martin Çeçon, por edhe në një lidhje të dyfishtë me Valter Mollajn, i cili është autori i vrasjes.
Tre autorët në bashkëpunim me njëri tjetrin e kanë dhunuar e më pas hedhur trupin e pajetë në rezervuarin e Kolanecit në Maliq, trup i cili u gjet nga banorët e zonës disa ditë pasi familja e viktimës e denoncoi të humbur.
Martina Pajollari ka dhënë disa intervista për mediat pas ngjarjes duke mohuar akuzat, edhe pse kanë dalë mesazhet në rrjetet sociale, se ajo e mbante me shpresë Martin Çeçon se do të bëheshe gruaja e tij.