SPAK konfiskon pasuritë e Redjan Rrajës, mes tyre edhe një makinë e ish dashnores Kejvina Kthella, nipi i deputetit të PS i dënuar për atentatin ndaj Arjan Ndojës, historia e krimeve

Krim & Korrupsion

Publikuar: 14/10/2022

SPAK konfiskon pasuritë e Redjan Rrajës, mes tyre edhe një makinë e ish dashnores Kejvina Kthella, nipi i deputetit të PS i dënuar për atentatin ndaj Arjan Ndojës, historia e krimeve

SPAK kërkon konfisimin e pasurive Redjan Rrajës, nipit të deputetit të PS, Rrahman Rraja, i përfshirë në aktivitet të theksuar kriminal. Mes pasurive përfshihet edhe një makinë e modeles Kejvina Kthella, e lidhur më parë me Rrajën.

Rraja është dënuar për atentatin mbi makinën e prokurorit Arjan Ndoja, i cili ishte me Rrumin e Shijakut.

Kthella u kërkua nga Prokuroria të jepte dëshminë për Redjanin, partnerin e saj përgjatë asaj kohe. U desh pikërisht kjo ngjarje e rëndë, që të zbulohej edhe ky raport dashuror që përflitej prej kohësh.

Rraja është nipi i deputetit socialist, Rrahman Rraja. I dashuri i Kejvinës, me profesion mjek, u akuzua për “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” në ngjarjen ku mbeti i vrarë miku i tij Elton Çiço dhe u dënua nga Gjykata e Tiranës me 8 muaj burg.

Mjeku u akuzua se mbrëmjen kur ndodhi ngjarja, ka fshehur celularin dhe pistoletën që mbante viktima, Elton Çiço.

Dy vite më pas, emri i Redjan Rrajës shfaqet në çështjen “Xhisiela”, ku i përfshirë ishte kushëriri i tij, Rexhep Rraja.

Oficeri Emiljano Nuhu përmendi emrin e Redjan Rrajës si një prej nipërve të deputetit Rraja që e kishte kërcënuar për shkak të hetimeve që po kryente pas denoncimit të shtetases Xhisiela Maloku.

Xhisiela akuzonte djalin e deputetit se dhunonte vazhdimisht, ndërkohë që ajo kërkonte t’i jepte fund lidhjes. Kjo ngjarje më pas u mbyll me tërheqjen e Xhisielës nga denoncimet dhe largimin nga Shqipëria të oficerit Nuhu.

Njoftimi

‘Bazuar në parashikimet e Ligji nr. 10192 datë 03.12.2009 “Për  Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të  Organizuar dhe Trafikimit Nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar në datën 22.01.2021 procedimin pasuror nr.2, në ngarkim të shtetasve Redjan Rraja etj.

Në funksion të hetimeve të këtij procedimi pasuror janë kryer shumë veprime hetimore dhe në përfundim të tyre sot në datën 13.10.2022 Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ju drejtua Gjykatës me kërkesën për konfiskim të pasurive si më poshtë

 Pasuria apartament, me sip 76 m2 (Tiranë), regjistruar në emër të shtetasit R. Rraja.

Pasuria, me sip 30 m2, njësi (Tiranë), regjistruar në emër të shtetasit R. Rraja.

Pasuria njësi me sip 127.5 m2 (Tiranë), e regjistruar në emër të shtetases M. Ç. por që është në zotërim të tërthortë nga shtetasi R. Rraja.

Pasuria garazh me sip totale 18.09 m2 (Tiranë), regjistruar në emër të shtetases M. Ç. por që është në zotërim të tërthortë nga shtetasi R. Rraja.

Pasuria garazh me sip totale 18.09 m2 (Tiranë), regjistruar në emër të shtetases M. Ç. por që gjendet në zotërim të tërthortë të shtetasit R. Rraja.

Automjeti me ngjyrë gri të tipit Audi, A8, sekuestruar shtetases K. K. por që është në zotërim të tërthortë të shtetasit R. Rraja.

Automjeti me targë Audi A8, regjistruar në emër të R. Rraja.

Një orë dore Roleks.

Shuma prej 2750 Euro.

Këto pasuri janë sekuestruar me vendimin nr.22 datë 23.10.2021 të Gjykatës së Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.