Fjolla në spital, ndërsa Fisniku bën publike lidhjen e re

Aktualitet

Publikuar: 12/10/2022

Fjolla në spital, ndërsa Fisniku bën publike lidhjen e re

Dashuria e Fjolles dhe Fisnikut bëri bujë të madhe në mediat rozë. Por edhe pas ndarjes po arrijnë të marrin vëmendje me postimet në rrjetet sociale.

Këngëtarja Fjolla Morina postoi një imazh nga spitali duke shqetësuar fansat për gjendjen e saj shëndetësore.

Ndërsa Fisniku në “TikTok” postoi një video ku shihet në një diskotekë nën shoqërinë e një vajze.

Ai është shprehur se është një vajzë e shoëbizit por që identiteti i saj preferoj të mbetet sekret edhe për pak kohë.

Ndërkohë, sa i përket Fjolla Morinës, ajo ka bërë me dije se ka pasur një problem shëndetësor. Ajo ka ndarë një foto nga spitali por pa zbuluar për çfarë bëhet fjalë saktësisht.