E vrau për orën Rolex dhe varësen e floririt/ Ekspertiza: Mariglen Gjonaj u godit me sende të forta në kokë

Aktualitet

Publikuar: 12/10/2022

E vrau për orën Rolex dhe varësen e floririt/ Ekspertiza: Mariglen Gjonaj u godit me sende të forta në kokë

Mariglen Gjonaj dyshohet se është goditur me sende të forta në kokë, goditje të cilat i aknë shkaktuar vdekjen 16-vjeçarit. Në ekspertizë mjeko-ligjore e kryer tek kafka e gjetur në zonën e Fushe-Kuqes në Kurbin, thuhet se ka patur dëmtim, që dyshohet që vdekja e tij ka ardhur si pasojë e goditjes në kokë me sende të forta.

Ndërkohë autori i dyshuar Kristjan Cenaj ka vepruar i vetëm për grabitjen dhe vrasjen e adoleshentit. Në këtë konkluzion ka dalë prokuroria e Kurbinit deri në këtë fazë hetimesh në lidhje me këtë ngjarje e cila u zbardh pas 7-vitesh nga zhdukja e adoleshentit nga Mamurrasi.

Cenaj ishte mbajtur nën vëzhgim që prej muajit gusht dhe u prangos në aeroportin e Rinasit ku po kthehej nga Italia ku jetonte prej vitesh, pasi do të shkonte në dasmën e një të afërmi.

Oficeret e policisë i komunikuan urdhër arrestin e lëshuar nga prokuroria dhe menjehere u dërgua në dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Policisë Kurbin në pritje për tu njohur me masën e sigurisë në gjykatë, ndërsa akuza e ngritur ndaj tij është “Vjedhje me pasojë vdekjen”, pasi ai mendohet ta ketë kryer krimin për ti marrë një ore roleks dhe nja varëse adoleshntit të cilat i kishte me vete diten e ngjarjes.

Në dëshminë e tij para hetuesve 30-vjeçari ka mohuar të ketë lidhje me krimin, por organi i akuzës thotë se ka prova të mjaftueshme që e imlikojnë atë në këtë krim të rëndë.Vrasja e 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj u zbardh vetëm pak muaj pasi ju gjetën eshtrat të groposura në një zonë me ferra dhe shkurre në zonen e Fushë-Kuqes në Kurbin, dhe 7 vite nga zhdukja e tij.