Moderatorja Erjola Doçi shquhet për format e saj trupore, por njëkohësisht ajo ka bërë bujë edhe me deklaratat e saj lidhur me jetesën e saj luksoze, ku pak kohë më parë deklaroi se shpenzon 2 mijë euro vetëm me kremëra për kujdesin personal.
Rrogat në Shqipëri, e po ashtu në televizionet shqiptare, dihet që nuk janë aq të larta, dhe janë me “kokrra” ata moderatorë që kanë vite në ekran që kanë arritur të kenë një pagesë mbi 2 mijë euro, por sërish Erjola Doçi, edhe pse me një rol dytësor në programin “E Diell”, arrin që të sigurojë një jetesë luksoze.
Pak muaj më parë deklarata e saj mbi shpenzimet e kujdesit personal bëri shumë bujë, por ajo më vonë sqaroi se: “E para më mban Erjola (vetja), familja.
E dyta, shkon një kosto aq, herë me bashkëpunime, herë pa bashkëpunime. Na bën tag-u dy mijë dhe e lëmë me kaq, se unë nuk konsumohem shumë si imazh”.
Përtej këtij diskutimi Erjola ishte mjaft aktive në rrjetet sociale gjatë gjithë verës, ku ka ndarë foto nga pushimet e saj mjaft luksoze dhe në destinacione të ndryshme, dhe si gjithmonë, “e nxehtë” me pozat e saj.



















