Është grabitur me forcë një automjet në Lushnje. Mësohet se shoferi është nxjerrë me forcë nga makina dhe persona të paidentifikuar kanë marrë automjetin.
Në qytetin e Lushnjes janë ngritur shumë pika kontrolli nga efektivët e policisë.
Megjithatë, deri më tani, ende nuk ka një njoftim nga policia.