Për të dytën ditë me radhë, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë zbarkuar në Vlorë teksa vijon aksionin e tyre “Blic” në hyrje të qytetit të Vlorës.
Uniformat blu kanë ngritur një post-bllok në rrethrrotullimin e Nartës, së bashku me policinë e qarkut duke ushtruar kontrolle në automjetet e shtrenjta, ato të dyshuara si dhe me xhama të zinj. Po kërkojnë për armë, drogë dhe eksponentë të krimit të organizuar.
Gjatë mbrëmjes së djeshme por edhe sot mësohet se kanë ushtruar kontrolle në bashkitë Vlorë dhe Selenicë për persona të krimit. Kontrollet vijojnë në qytet.