Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Broja ka arritur të realizojë golin e parë me fanellën e Chelsea për këtë sezon.
Ai ka shënuar një super gol përballë Wolves në “Stamford Brigde” në minutën e ’90 të takimit, teksa ndeshja përfundoi me rezultatin 3-0 dhe sulmuesi shqiptar shënoi golin e tretë për ekipin e tij. Pas një topi të dhënë nga Kovaçiç, Broja bën disa manovra përballë mbrojtësave kundërshtar dhe gjuan duke e çuar topin ngjitur me shtyllën duke mos i dhënë asnjë mundësi portierit për ta kapur.
Broja ende nuk ka startuar në formacionin zyrtar në Premier League me Chelsean këtë sezon, teksa dhe në ndeshjen e sotme u aktivizua në minutën e ’72 të takimit.