Gafa në konkursin e bukurisë, miss-et ukrainase dhe ruse në të njëjtën dhomë: S’mund të qëndroj me të, ata janë terroristë

Aktualitet

Publikuar: 07/10/2022

Gafa në konkursin e bukurisë, miss-et ukrainase dhe ruse në të njëjtën dhomë: S’mund të qëndroj me të, ata janë terroristë

Dy bukuroshet Olga Vasiliv dhe Ekaterina Astashenkova, përkatësisht miss-et ukrainase dhe ruse, u vendosën nga organizatorët në të njëjtën dhomë.

Që të dyja u kualifikuan për në finalen e konkursit të bukurisë Miss Grand International në Xhakartë të martën më 25 tetor.

Pasi dy vajzat kaluan në finalen e këtij kompeticioni, organizatorët nuk e menduan gjatë dhe i vendosën ato të dyja në një dhomë hoteli, por kjo u shoqërua me reagime të shumta. Fillimisht përfaqësuesja e Ukrainës shkroi në Instagram:

“Nuk dua të qëndroj në një dhomë me një vajzë nga një vend terrorist.

Pas kësaj organizatorët vendosën t’i ndanin vajzat menjëherë, por zhurma nuk u mbyll me aq në rrjetet sociale.

Ndërsa Miss-i nga Rusia, Ekaterina, i zgjati dorën koleges së saj dhe tha: “Unë jam kundër urrejtjes dhe pro miqësisë, dashurisë dhe paqes në botë”.