Alqi Bllako u la në “arrest shtëpie”, reagon SPAK: Do të ankimojmë vendimin në Gjykatën e Apelit

Aktualitet

Publikuar: 06/10/2022

Alqi Bllako u la në “arrest shtëpie”, reagon SPAK: Do të ankimojmë vendimin në Gjykatën e Apelit

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) është shprehur se ka qenë kundër lirimit në gjykatë për ish-deputetin e Partisë Socialiste, Alqi Bllako. Madje SPAK ka paralajmëruar se do të apelojnë vendimin e gjykatës, pasi sipas tyre nuk ekzistojnë kushtet për ta liruar.

“Ne kemi qenë kundër lirimit në gjykatë sepse nuk ekzistojnë kushtet për ta liruar. Do bëjmë ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit.”, thuhet në reagimin e SPAK.

Ndërkohë avokati mbrojtës i Alqi Bllakos ka argumentuar para gjykatës se është ezauruar i gjithë procesi hetimor dhe se ish-deputeti nuk mun d të ndikojë në proces. Po ashtu avokat ka shtuar se gjendja e familjes së Bllakos është e rënduar.

“Është ezauruar i gjithë procesi hetimor, Bllako nuk mund të ndikojë në proces. Gjendja e familjes s Bllakos është e rënduar”, tha avokati Sokol Hazizaj.