‘Të dyshuarit e policisë’/ Në listën e hakerave iranianë politikanë, VIP-a dhe ambientalistë

Aktualitet

Publikuar: 05/10/2022

‘Të dyshuarit e policisë’/ Në listën e hakerave iranianë politikanë, VIP-a dhe ambientalistë

Grupi i hakerave “HomeLand Justic”e ka publikuar 49 lista me gjeneralitete dhe foto të personave me shtetësi shqiptare, të titulluara “Albanian Suspects”. Në materialet e publikuara, hakerat iraniane pretendojnë se gjenden të dhënat e mbi 105 mijë personave, foto dhe gjeneralitete, të gjithë të dyshuar nga shkeljet më ordinere të ligjit, deri te krimet më të rënda.

Sipas HomeLand Justice janë të dhëna të marra nga sistemi MEMEX. Në një reagim zyrtar policia e shtetit e ka hedhur poshtë këtë pretendim duke theksuar se të dhënat nuk kanë rrjedhur nga sistemi MEMEX.

Duke garantuar se këto të dhëna nuk janë marrë në databazën e sistemit policor MEMEX, uniformat blu theksojnë se deri tani, nuk janë prekur apo dëmtuar të dhëna sensitive që administrohen në këtë sistem, të cilat kanë të bëjnë me punën policore.

“Nga deklarimet e bëra sot në media dhe referimet e këtyre deklarimeve, sipas të cilave janë marrë të dhëna nga sistemi MEMEX, sqarojmë opinionin publik se ky sistem nuk është prekur dhe se këto të dhëna nuk kanë të bëjnë fare me databazën e sistemit policor MEMEX.

Policia e Shtetit njofton se, deri në këto momente, nuk janë prekur apo dëmtuar të dhëna sensitive që administrohen në këtë sistem, të cilat kanë të bëjnë me punën policore“.

Mirëpo në listën e hakerave vihen gjendet Elisa Spiropali, Voltana Ademi, ish-deputeti i PD, Korab Lita dhe ish-kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika. Janë gjithashtu edhe këngëtarët Rigels Rajku, njohur me emrin Noizy dhe Arkimed Lushaj, njohur me emrin Stresi. Listës nuk i mungon as ambientalisti Sazan Guri dhe aktivisti Adriatik Lapaj.