Rrëmbim i Indrit Beqirajt në Mamurras, detaje të reja: E morën në makinë dhe e flakën pas 300 metrash

Aktualitet

Publikuar: 03/10/2022

Rrëmbim i Indrit Beqirajt në Mamurras, detaje të reja: E morën në makinë dhe e flakën pas 300 metrash

Detaje të reja nga rrëmbimin i Indrit Beqirajt në autostradën Tiranë – Durrës.

Prapaskena mëson se personi që u mor me forcë u la në rrugë pas 300 metrash. Dy vëllezërit, Indrit dhe Gentian Beqiraj po udhëtonin me motoçikletën e tyre kur janë përfshirë në aksident me një makinë.

Drejtuesit edhe pasagjerët e të dy mjeteve të aksidentuara janë konfliktuar dhe përplasur fizikisht me njeri tjetrin. Në makinën tjetër udhëtonin të paktën 4 persona.

Njëri nga vëllezërit është futur me forcë në makinën e personave të paidentifikuar ende nga Policia dhe ata kanë udhëtuar bashkë me Indrit Beqirajn për rreth 300 metra. Më pas e kanë zbritur nga mjeti dhe janë larguar në drejtim të paditur.