3 gratë që lanë pa bukë fëmijët jetimë, Remja e Ymer Lalës, Suela Lilollari dhe Orgerta e mafies së ilaçave

Aktualitet

Publikuar: 03/10/2022

3 gratë që lanë pa bukë fëmijët jetimë, Remja e Ymer Lalës, Suela Lilollari dhe Orgerta e mafies së ilaçave

Kontrolli i Lartë të Shtetit publikoi një raport tronditës, sipas të cilit jetimëve në Shtëpinë e Fëmijëve “Zyber Hallulli” në Tiranë u jepet ushqim shumë më pak se norma e nevojshme ditore.

Raporti tronditës u pasqyrua nga të gjitha mediat, ndërsa ka sjell edhe reagimet e institucioneve përgjegjëse, të cilat si gjithnjë zbusin dhe mohojnë skandalin.

Shërbimi Social Shtetëror (SHSSH) është struktura përgjegjëse për mbarëvajtjen e Shtëpisë së Fëmijës.

Shërbimi Social Shtetëror është në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Të tre institucionet drejtohet nga gratë.

Ministria e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale drejtohet nga Ogerta Manastirliu, e kapur nga klientët dhe mafia e ilaçeve.

Shërbimi Social Shtetëror (SHSSH) drejtohet nga Reme Lala, e bija e Ymer Lalës, me emër të ndryshuar dhe i lakuar për aktivitet të theksuar kriminal, por që nuk është dënuar.

Drejtoresha e Shtëpisë së Fëmijëve “Zyber Hallulli” është Suela Lilollari, e cila gjithashtu është përgjegjëse për mizorinë me fëmijët jetimë.

Ogerta Manastirliu, Rema Lala dhe Suela Lilollari do të mbahen mend si tre gratë që lanë pa bukë famijët jetimë.