Si po ngatërrohen Viktor Ymeraj i Vlorës me Viktor Ymerajn e Fierit, personazhi që u ‘kalb’ në burg si Zani Çaushi dhe Gaxhai

Memorie

Publikuar: 01/10/2022

Si po ngatërrohen Viktor Ymeraj i Vlorës me Viktor Ymerajn e Fierit, personazhi që u ‘kalb’ në burg si Zani Çaushi dhe Gaxhai

Nga Elton Qyno 

Një sqarim për “bombardimin” mediak të Viktor Imerajt të Vlorës dhe ish-prokurorit Maksim Sota, e shikoj se është me vend të bëhet.

Pasi një pjesë të mediave online dhe TV, e ka kapur dalldia dhe vijojnë mbajnë qëndrime e pretendime se 18 gardianët e burgut të Fierit që u arrestuan nga prokuroria e Tiranës, i paskan ulur dënimin, Viktor Imerit dhe ish-prokurorit të Vlorës Maksim Sota.

Së pari me këtë operacion arrestesh të gardianëve në Fier, nuk jam marë fare. Nuk kam shkruar asnjë rresht në median ku unë punoj.

Pasi dukshëm është një “orkestër” me saze dhe gërnetë, e Ulsi Manjës, për të kap për zverku dhe hequr nga puna disa gardianë. Me qëllimin e vetëm për të futur në punë disa të tjerë të listës së vet.

Skemë e njëjtë me rastin e arrestimit të drejtorit të burgut të Reçit në Shkodër, Ervis Zika. Ku vetëm pak orë pas arrestimit, vendin e tij Ulsiu, e zuri me një emër tjetër që i përkiste listës së ministrit.

Sot Ervis Zika është liruar nga çdo akuzë, çështja është pushuar në prokurori,vendi i tij i punës është zënë nga dikush tjetër dhe Ervis Zika, ri pa punë dhe ngrohet në diellin e Shkodrës.

Edhe në këtë rast të Fierit, e njëjta skemë por me emra të tjerë. Që në administratën e burgjeve ka abuzime, këtë se luan as topi dhe unë nuk e kam fshehur ndonjëherë dhe në asnjë rast fenomenin e abuzimeve dhe korrupsionin në burgje.

Por fakti që media kap një emër të remë, dy e tre emra se këta paskan përfituar nga veprimet abuzive, është akoma dhe më abuzive.

Viktor Imeraj nga Vlora është një nga personazhet pas Zani Çaushit dhe Gaxhait që është shembur me burg nga Drejtësia Shqiptare. Por kur s’ka faj s’ka faj.

Viktor Imeraj, i biri i Imerit dhe Xhihanes ose “Tori i Xhihanes” së Vlorës, nuk ka asnjë lidhje me Viktor Shefqet Ymeraj nga Fieri të dënuar për sjellje të ndryshme penale nga gjykata e Fierit dhe që paska përfituar nga veprimet abuzive të gardianëve.

“Tori i Vlorës” dhe “Tori i Fierit”, janë dy adashë që nuk kanë asjë lidhje me njëri-tjetrin.

“Tori i Vlorës” është liruar me vendim të gjykatës së Elbasanit nga burgu i Kosovës në dhjetor 2019 dhe me vendim të SPAK në dhjetor të 2020 është arrestuar sërisht, duke u mbajtur i izoluar në paraburgimin 313 në Tiranë. Dhe aq më tepër që çështja penale nuk i ka filluar në gjyq themeli.

Ndërsa “Tori i Fierit” mbahen i izoluar në burgun e Fierit.

E njëjta situatë edhe me rastin e ish-prokurorit të Vlorës, Maksim Sota.

U ngatërua Maksim Sota i Fierit me Maksim Sotën e Lushnjës prokuror.

Këta janë dy adashë që nuk kanë asnjë lidhje me njëri-tjetrin dhe asnjë akuzë të ngjashme me njëri-tjetrin.

Maksim Sota Prokuror ende nuk ka hapur gjykimin në GJKKO, dhe s’dihet do dënohet apo dalë i pafajshëm nga kjo histori me SPAK.