Qytetarë të Tiranës! Erion Veliaj do lyejë pallatet ngjyra-ngjyra si ylber me 580 MLN Lekë nga taksat tuaja

Aktualitet

Publikuar: 01/10/2022

Qytetarë të Tiranës! Erion Veliaj do lyejë pallatet ngjyra-ngjyra si ylber me 580 MLN Lekë nga taksat tuaja

Zona e ish-Kinostudios do t’i nënshtrohet rehabilitimit. Fasadat e godinave që kufizojnë sheshin do t’i nënshtrohen rehabilitimit tërësor, veshje fasade, sistem kapotë dhe unifikim arkitektonik me ngjyra dhe forma. Projekti parashikon rehabilitimin e qendrës së zonës përgjatë rrugës “Aleksandër Moisiu” duke përfshirë lidhjen e kësaj rruge me rrugën “Xhanfize Keko”.

Sipërfaqja e përgjithshme e ndërhyrjes rehabilituese është 21 mijë e 933 metra katrorë. Parashikohet të krijohet një brez të dendur pemësh dhe 4 ishuj me forma të çrregullta, të shtruara me beton me ngjyra të ndryshme me forma rrethore.

Në shesh është krijuar vizualisht një rruge me një kalim për lëvizjen me orar te kufizuar të makinave të cilat do të furnizojë bizneset që ushtrojnë aktivitetin e tyre në katet e para të pallatit 5 katësh që prezantohet me sheshin.