Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, shprehet e sigurt se në Shqipëri ka media të cilat financohen nga fondet ruse dhe kineze. Gjatë një interviste në emisionin “Opinion” kryediplomatja amerikane tha se rusët dhe kinezët punojnë pareshtur për të forcuar ndikimin e tyre në vendin tonë.
Ambasadorja Kim edhe pse pranoi praninë e financimeve ruse dhe kinze në Shqipëri, nuk dha detaje konkrete se cilat media kanë marrë fonde ruse ose kineze.
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka folur për largimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Gledis Nano.
Ajo ka vlerësuar punën e tij kur drejtonte njësinë kundër terrorizmit dhe më pas kur ishte drejtor i Policisë.
Ambasadorja amerikane Yuri Kim foli në “Opinion” edhe për marrëdhënien me Partinë Demokratike. Ajo tha se “për ne, si institucion, për mua si përfaqësuese e Shteteve të Bashkuara dhe Presidentit, unë takohem me njerëzit që njihen nga ligji”, duke iu referuar takimeve me Enkelejd Alibeajn.
Ambasadorja po ashtu shprehet se në asnjë moment nuk do të jetë e mundur për të apo për ndonjë zyrtar të Shteteve të Bashkuara që të takohet me dikë që të përcaktuar nga Sekretari i Shtetit për korrupsion madhor apo për minimin e demokracisë, duke iu referuar në këtë mënyrë Sali Berishës.
Pjesë nga intervista:
Dhe, a mendoni vërtet se në Shqipëri ka influencë ruse ose kineze? Ose përpjekje për të ndikuar?
Ambasadorja Kim: Rusët, kinezët dhe të tjetër janë në përpjekje të pareshtura që synojnë të ndikojnë…
Edhe këtu?
Ambasadorja Kim: Kështu mendoj.
Edhe në media?
Ambasadorja Kim: Po.
A keni informacion ose gjëra konkrete? Informacion konkret?
Ambasadorja Kim: Po.
Mund ta ndani me ne?
Ambasadorja Kim: Jo.
Jo? Por ju i dini?!
Ambasadorja Kim: Po.
Edhe në media.
Ambasadorja Kim: Po.
Blendi Fevziu: Do t’ju pyes për ish-Drejtorin e Policisë së Shtetit, Z. Nano. Ai u largua nga pozicioni i tij pas një vendimi të qeverisë. Ishte një histori e ndërlikuar. 48 orë, në fillim ai u largua, pastaj u detyrua të largohej. Pas kësaj, ju bëtë një koment dhe thatë se kishit punuar shumë mirë me Z. Nano. A ishte kjo një ndërhyrje në vendimin e qeverisë?
Ambasadorja Kim: Jo, ishte pohim fakti. E keni parë se ne shpesh bëjmë deklarata të tilla kur dikush me të cilin kemi punuar shumë mirë largohet nga detyra. Dhe është e vërtetë që ne e vlerësojmë Z. Nano dhe bashkëpunimin e tij me ne. Ne mendonim se ai ishte një partner i mirë për ne kur drejtonte njësinë kundër terrorizmit. Dhe më pas kur ishte drejtor i policisë.
Blendi Fevziu: A ishte surprizë për ju largimi i Z. Nano nga detyra?
Ambasadorja Kim: Nuk e prisnim.