Ngjarje kriminale, atentate mafioze, armë, kanabis sativa dhe qindra kilogramë, kokainë të kapura kanë qenë lajmet që kanë shoqëruar kësaj kohe veriun e Shqipërisë.
Gazetarja Klodiana Lala me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka dhënë lajmin e ‘pajtimit’ mes dy personazheve të njohur, që veprojnë në Veri të Shqipërisë. Pa dhënë emra, Lala shkruan se pajtimi i tyre është bërë në kishë, me ndërmjetësimin e një politikani vendor.
Në një postim në Facebook, gazetarja Klodiana Lala shton se pakti tashmë është firmosur e se nuk do të ketë më atentate me dronë e avionë mes këtyre dy palëve.
Nuk dimë të themi nëse Lala flet për ndonjë personazh të botë së krimit, por duke qenë se përmend atentate, kjo gjë nënkuptohet.
Me ndermjetesine e nje politikani vendor dhe ne pranine e burrave te te dy fiseve kane shkuar ne Kishe.
Aty kane “firmos” paktin e pajtimit. Me gjase sdo te kete me atentate me drone apo avione”, shkruan ajo.