Një ngjarje e rëndë raportohet mbrëmjen e sotme nga policia e Shkodrës. Një 44-vjeçar i qëlluar me armë zjarri është dërguar rreth orës 18:00 nga 2 persona, në qendrën shëndetësore të Vaut të Dejës.
Pjetër Kola nga Lezha ishte qëlluar në rrethana të paqarta në fshatin Qafë Çelë të Pukës.
Ai u transportua në Spitalin Rajonal të Shkodrës për ndihmë mjekësore, por nuk u mbijetoi plagëve të marra duke ndërruar jetë.
Policia thotë se ka ngritur një grup pune për të zbardhur rrethanat dhe për të ndaluar autorët.